Ju jeni zhytur ngjizur me epsh pas pushtetit
Ju qe në këtë kohë vetëm grindeni shaheni
Ju fyheni si fëmijët e mëhallës mes vedit
Ju jeni guhakë e gromësirë që po harroni vatanin!
Ju jeni vëllezër të një gjuhë te një gjaku
Turp për fjalorin e marrë që keni.
Mësoheni ju që nuk dini se ç’është oxhaku
O amebat njëqelizore që gjakun e pini.
Vota nuk ju pjellin fushat me grunore
Sa herë vjen puna ne zgrip, o ju puthadorë
Dhe fusha dhe pragu për ku mallkon
Dhe nënat e trimave heshtin në odë.
Ecni si në mazgjahin e shtazëve me pluhur
Jeni bërë si merimanga a bulktha nate
Për një grim pushtet jeni të papërkulur
Harroni djersën që dertdhet mes vatje
Mbi kokat dhe tokën e të pagjeturve
Jepni betim!
E gënjeshtrat e shekullit mos fshihni në Pelerinë
Se pas fitores me buzë me tul e kotolete
Të gjitha gënjeshtrat do i lëpini një ditë.