Ti ke mijëra vjet
Kosovë
që hyn e del
nëpër tragjeditë e mëdha
të botës
kur në ballë
me burrërinë e trimërisë
Hasan Prishtina
Adem Demaçi
Adem Jashari
djelmenia e Kosovës
Ti as vritesh
nuk digjesh
në Tokën e shenjtë
pip në këmbë
djepat përkundin
ninulat e Nënës
Biri im
u rritsh në Kosovë!