Do ta shkruaj vargun, le të fluturojë
Me erën rebele, porsi shpend shtegtar
N’furtuna e n’stuhi si udhërrëfimtar
Le të rend largësive, fare pa u ndalë
Do t’i shkruaj vargjet në lumë e në det
Në shpate, në brigje, në fshat e qytet
Nëpër maja malesh, kudo nëpër bjeshkë
Se kraharori im po digjet si eshkë
Do ta shkruaj vargun, atje lart, në retë
Në ngjyra të ylberit, në yje dhe në hënë
Do ta shkruaj vargun dhe në zemrën tënde
Vetëm poezia mes nesh, ATDHE rend
Do ta shkruaj vargun se muza po më çmend.