Të vendosur pa kompromis,
s’duan t’keqen ta lëne hiç!
Po mundohen shtetin për ta ndërtuar,
nga horrat e zi për ta shpëtuar!
Por t’kqijtë ishin konsultuar,
t’gjitha mjetet me i bashkuar!
Ligjin për pasuri t’paligjshme mos me aprovuar,
ndryshe ju duhet horrave me u dorëzuar!
Shtetin ligjor thonë mos me ba,
që për vjedhje vend prap t’ka!
N’tragjedinë që sjellë viruskorona,
n’fatkeqësi dojnë miliona!
Dojnë mocionin e mosbesimit,
për t’ju këthyer prapë pushtimit!
Për t’qenë n’pushtet trim e trimëreshë,
t’kenë populli sy e vesh!
T’i këthejnë n’pushtet me vota t’lira,
se kështu tash vije te e mira!
Po si këthyem trim e trimëreshë prapë,
shtëpia do mbetet pa oxhak!
Do t’ketë acar dhe ngri,
do mbetet shteti pa demokraci!
Populli ka radhën me vendosë,
me votë t’lirë t’këqiat t’i prangosë!...