Liria

Kultura

Liria

Nga: Zymer Mehani Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 09:46
Zymer Mehani

U kruspullos,
U përdhos,
U dergj,
U dogj,
U bë hi,
U  pre,
U gri,
U shkrumbua,
Por dot s’u shua

E nëpërkëmbën,
E damkosën,
E shtrinë,
E njollosën,
E përgjakën,
E përlloqën,
I ranë,
E shanë,
Por dot s’e vranë

U mbrojt
Me gjak zemrash,
Me duf çlirimtar,
Me grushta,
Me armë,
Me thikë e hanxhar

Për të u falën jetë
U ujit me gjak
U ruajt me mundim
Liri e popullit tim
S’ndalet pambarim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat