Edhe sot
Si çdo ditë tjetër
Kur ngritemi në mëngjes
Pasi çmallëmi me Ty Erna
Dhe në ëndërr na vjen
Afrohemi fotove Tua
Dhe fillojmë më bisedue
Sot Xhixhi
Babai yt i pari
Të erdhi pranë
Lotët s`munde t`i ndalte
Nga dhembja e malli
Për ty Erna
Në fund të bisedës
Më zë t’dridhur të thot
E dashtë Zoti
Erna
Sa më par unë
Pranë teje të jam
Kështu i kalojmë ditët
Në bisedë më Ty
Më dhembje në shpirt
E më lot në sy
Të tretur në kujtime
Kur ishe edhe Ti
Ah, ajo kohë e bukur
Me plotë lumturi.
Korrik
Në muajin Korrik
Erna Ti u Ri- linde
Sikur rrezet e diellit
në agim
Për të mbetur përgjithmonë
Diell pa perëndim
Një ditë
Të gjithë do ikim
Nga kjo botë
Por mirësitë tuaja
Nuk do mund t`i lë
Tek askush dot
E kur të më mbyllën
Sytë e mi
Për të kaluar në përjetsi
Shpirti im do pushoj i qetë
Erna
Ty të lë të pavdekshme
Tek yjet
Në ketë jetë.
Dhembja
Ti
Shoqja ime
Përse kaq shumë të dua
Dhembje e pa ndarë
Kur unë më ty
Po shuaj mallë
Dhembja
Si furtunë stuhish
Si dallgët të furishme
deti
Më dhembje
Të mbajë Erna
Çdo herë më veti
Ah sa kisha dashur
Me dhembjet
E së njëjtës sëmundje
Të ndërroj jetë
T'i kam të njëjtat dhembje
Dhe ndjenja
Edhe unë për Ty
Edhe pse shpirti im
Ka pasur të njëjtën
dhembje e ndjenjë
Erna për Ty.