Shkrimtarja e gazetarja Alketa Gashi Fazliu ka nxjerrë nga shtypi librin e saj të radhës “Etje në pritje”.
Libri është prozë poetike zhanër të cilin shkrimtarja duket se po e pëlqen në librat e saj të fundit!
Alketa është gazetare dhe autore e emisionit të librit në RTK si dhe prezantuese e lajmeve qendrore e programit të mëngjesit!
Kujtojmë se ky libër është libri i 7 autorial i autores ndërsa është pjesë e disa antologjive e revistave letrare.
Libri i saj i fundit u botua në Francë nga shtëpia e njohur botuese “Le Harmattan”.
Alketa është përkthyer në anglisht e frengjisht.
