E kishim programuar të ngritnim nga një gotë raki të mirë në Tiranë, gjer sa u dëgjuam në telefon pas një kohe të gjatë të pandemisë. I premtova duke i thënë se së shpejti do të jetë një eveniment i bukur poetik në Tiranë, ku për nder të mijëra lexuesve dhe miqve të fjalës së bukur do t’i promovoj katër përmbledhje poetike, ku fjalën e parë do ta keni ju prof, që dhatë premtimin.
Më pastaj redaktorja, poetja znj.Fatime Kulli do e moderoj duke marr fjalën kritiku Faik Xhani, përkthyesja e poezive të mia në anglisht, frëngjisht dhe italisht, poetja, znj. Marjeta Shatro Rrapaj, Margareta Xhepa do të deklamon vargje si herën e kaluar së bashku me poetin zë bukur, z.Agim Xheken, si dhe lexues dhe miq të fjalës së bukur më të ndaj artin bukur poetik që krijohet në Kosovë.
Arsyeja e miqësisë ishte përzgjedhja që më bëri nga dhjetë poetë të Shqipërisë për t`i redaktuar vëllimin poetik të mbesës së tij, znj.Drita Gera, poetes së talentuar për vargun e lart, e cila më thoshte kur po ma modifikon vargun, poezinë time po e dua edhe ma shumë.
Sa do të më mungoj ai çast kur mezi pritnim të takoheshim në Tiranën e bukur, edhe pse e ruaj takimin befasues në qytetin e Lidhjes së Prizrenit.
Megjithatë ndihem me fat dhe i nderuar që të njoha profesor i nderuar, krijues i devotshëm i qindra veprave që i fale kulturës shqiptare dhe ndërkombëtare në përgjithësi.