Ky vikend i shkurtit
Na vjen me fitore,
Me Shën Valentinin
Dhe votat zgjedhore!
Askujt s’i ka shkuar
Në mend asnjëherë,
Se brenda një nate
Do t’puthim dy herë!
Një për këtë festën
Më të dashur n’botë,
E tjetrën për zgjedhjet
Që na sillen rrotë…!
A s’jemi një shoqëri
Me politikanë arushanë,
Që për një plesht
Të djegin jorganë?!
Harxhojmë energji
N’debate e mbledhje,
Brenda një mandati
I mbajmë disa zgjedhje!
Sa para shpenzohen
Nuk e merr me mend,
Në luftën pa fund
Për një grusht pushtet !
Po sikur këtë prirje
Ta kishim krejt drejt,
Ndryshe do të ishim
Edhe ne si shtet?!