Çka je katandisur o, pushtetar
Votuesi e nisi një ditë të mbarë,
Nuk do ia huq, ka menduar mirë
Hajna e nepotista i ka fshirë nga lista.
Janë hargjuar tulat o, pushtetarë
Mbrenda natës sikur në përralla
U bëtë milionera e pashallarë
Athua populli të ngihët me barë.
Pushtetarin e korruptuar e ka zënë paniku
Edhe pse nuk skuqët nga turpi e lakmia
Iu kanë hargjuar tulat iu ka sosur fiku
Votuesi do t’ia tregoj vendin aty te kutia.