Maria Merope (emri i vërtetë Maria Dragan) është diplomuar në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Franceze në Universitetin e Bukureshtit dhe në Fakultetin e Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare, në Akademinë e Studimeve Ekonomike në Bukuresht. Në vitin 2005 fitoi titullin Doktor i Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare. Deri në vitin 2008 ishte profesor universitar në ASE. Profesionalisht botuar 10 libra (3 si bashkëautor), në frëngjisht, mbi komunikimin në biznesin ndërkombëtar dhe në frëngjishten si gjuhë të specializuar (komerciale, bankare, financiare). Vepra "Korrespondenca financiare dhe bankare” u dekorua në 2001, me titullin "Merita e Publicitetit" nga Shtëpia Botuese Tribuna Economică.
Maria debutoi me poezi në revistën ASTRA Braşov. Ka botuar poezi në revistat: Astra, Luceafărul, Suplimentul literar-artistic al Scânteii tineretului, Almanahul Coresi (i Shoqatës së Shkrimntarëve të Brashovës, Arena literară, Destine, Amprentele sufletului, Cervantes si dhe në publikimet on-line Cenaclul poetic Schenk, Cercul literar nga Kluzhi, e-Creator, Noul negru pe alb, Cele mai frumoase creaţii româneşti, Cervantes - Inspirescu Grup cultural, etj. Vepra: Debutimin e saj editorial në 2017, në shtëpinë botuese Betta, me vëllimin me poezi "Misteri i purpurtë". Çmimet: Çmimi për poezinë e dashurisë 2017): Poezi dashurie; Diploma e Ekselencës. Maria ështrë prezente në disa antologji të poezisë kontemporane rumune.
Siapas kritikut letrar Victor Anastasiu, Maria Merope është një poete plotësisht origjinale, vargjet e së cilës janë koncize dhe jashtëzakonisht të ndjeshme në të njëjtën kohë, jo më pak se një akuzë inicuese shqetësuese, e qëndrueshme është kjo pçoete, të cilën e rekomandoj me ngrohtësi për publikun lexues. Një poezi e sinqertë iniciale, ku pasuritë empirike janë instrumente të thjeshta të një gnoseologjie të pashprehur, rrokullisja e imazheve të luksit dhe gëzimit duke qenë në fakt një rrokullisje e vetes lirike drejt depërtimit të disa të vërtetave përfundimtare. (Fragmente nga libri ”Misteri i purpurtë, Bukuresht 2021)
Misteri i purpurtë
Po të shkruaj në trillin e dallëndysheve
dhe në shkëlqimin e fshehur
të trungut të arrës
me sytë mbyllur, mund të shoh
ngjyrat e parajsës
dhe në letër të t'i sjellë...
E kaltërta elektrike
është mendimi
që të çon në qindra diej
dhe të kthen duke lundruar” -
pendë e engjëlli mbi re.
Një indigo petunishë
të paqes lapis lazuli
me Shanti-së bashku
syri i ballit e hap atë
në faqen e paparë të hënës.
Dhe nga qielli shumë i lartë
fusha të gjatëa livandosh - levant
do të zbresin, të valëzuara
fshehtësitë e purpurta -
blatimi, dhuntia dhe çudia.
Korali i Bach-ut
në orgën e bredhave të pavdekshëm
me jeshilen vorbullese të zemrës
më vërshon me ngjyra
nga valët magnetike.
Në të gjithë këto
tinguj në ura të ylberit
dhe në heshtjen e oktavave
deri te Zoti
t’i përshkruaj me gëzim
shpirtrat e mi të vjetër.
Driada e mështeknës
Po bëhej
Se ishe një trung mështekne
Gjithandej
Në gjethe me shpirtin e mbyllur.
Kisha një lëvore të hollë, të sideftë
Divinisht të harkuar
Dhe unë isha e bukur
Siç mund të jem vetëm në ëndërr.
Moshat tua, unaza të çliruara
Vargje të gjata të perlave
Duke më ndritur më veshnin.
Dhe nuk kisha zë
Thjesht një reflektim i perlave
Një lloj përshkrimi mbi ujë
Një fllad mbi valën e shenjtë.
Dhe fuqimisht doja të të them:
"Unë do të vdes me ty
E di, emri im është Marcint!".
Por, jorealisht i hollë,
Krejtëisht veç perla dhe argjend
Kisha kaq shumë frikë
Duke folur të mos ndryshohem
Që prej teje të mos shkëputem
Për tepër në syrin e mjegullës
Fytyra e dashurisë që rrotullohet.
E panjohura
Kisha shumë frikë prej teje
Provokoje aq shumë vuajtje përrrreth
Kurrë nuk të thirra në emrin tënd
Veçse ti më njoftoje gjatë viteve
Me fishkëllimën tënde prej jatagani:
"Po ta vjedh dikend"
Babai, Andrei, Dani...
Mund ta ndjeja si noton sipër
Si në një pikturë nga Chagalli
Por nuk ishe nuse apo dhëndër
As vjollcë e pashembullt.
Një Zonjë e padukshme
Ishe misteri më i madh i jetës
Askush s’e dëgjoi ndonjë pëshpëritje prej teje
Vetëm heshtje, dhimbje dhe tmerr shpërndaje!
Por, tani e tutje, gadi, të kam gjetur
Ti nuk je mdje as gjini femërore
Je një orë kozmike, një amonit gjigand
Nisesh nga një oikë e vogël dhe e zezë
Dhe ngjitesh n’spiralën e kohës së pafund.
E panjohura ime, më në fund shoh:
Ti je nga një kohë tjetër e sideftë
Në një vit të cilin nuk e di
Do ma marrësh shpirtin në krahë
Dhe do ta çosh përtej meje, të gjallë.
Lutje në dritën e Taborit
Të lutem, o Zot,
Ma mëso përulësinë!
Më mëso të hesht!
Thuaji engjëllit tim mbrojtës
Thuaji t’vërë peçeta gojës sime
Edhe pse kuptoj shumë, të hesht.
Të hesht për ata
Ngase veç Ti bën drejtësi, nëse do!
Çfarë mund të bëj, o Zot?
Kur njerëzit që
Nuk dinë se çka është Kungimi i Shenjtë
Më akuzojnë për injorancë dhe urrejtje.
A duhet të hesht, të hesht?
Më mëso, o Zot, çka të bëj?
T’i dua edhe ata që vjedhin
Ide dhe fraza
Duke thënë se janë të tyre!
Një herë, dy herë, tre herë
E sheh padrejtësinë dhe dridhesh
T’i mbyll sytë? Që të mos shoh?
Megjithëse më dhembin sytë.
O Zot! U përpoqa të them
Se diçka nuk është në rregull
U mblodhën për tepër
Dhe më gjuajtën me gurë.
Çka duhet të bëj, o Zot?
A të mbyll sytë? Të hesht? Të shtirrem?
Të lutem, o Zot, më jep një përgjigje
Në atë Dritën e Qetë
Në troparin e fshehur
Në rrezen e qiriut, nëse dëshiron
Ose në mirrën e zambakut.
Më jep një shenjë, o Zot
Sepse shpirti im është shqyer totalisht
Si një fije psherëtime...
Proustiana
Gjithçka filloi
Nga aroma e gështenjës ...
Sërish më përshkon parfumi i rrumbullaktë
Në kufij të ndritshëm ngjyrë kafe
Duke ma shpaluar jetën butësisht:
Në mëngjeset me diell
Gjelt e thyejnë orën në jehona
Barbaroza të mëdha, të kuqe, sensuale
Hyjnë nëpër dritare, tabllo malore.
Në mbrëmje, macet hanë flutura
Nga lulja është e padukshme, bari
Me pëllëmbën e mendjes
Ti dëshiron ta shkundish,
Një hapësirë e dendur,
E bukur, e mbyllur
Në lulëzim
Një çast ëndërrimi
Nga përjetësia në shpërndarje...
Kurse kur kufijtë degdisen
Valët shpalosen një nga një
Ti po ndryshon, dhe
Bëhesh shpejt një qiri
Duke i ndritur lulet e bardha që ngjiten
Në llambadarë të gjallë të gështenjtaa
Një pranverë e tërë duke u zhurritur-
Pasqyra e një ëndrre nëpër vite...