Shumë i doja nxënësit ,
Çdo mëngjes
Kur në shkollë vinin
Me veti sillni dashuri
Gëzonin mësuesin
Gëzonin shkollën
Ende n'klasë pa hy.
Posa zilja binte,
Bëheshin rresht si një ushtri
Disiplinën respektonin
Thuajse nuk ishin fëmijë.
Një ditë desha s’desha
Do të iki nga kjo jetë
Amanetin mos harroni
Në varr po sa t'm'lëshoni
Një dritare më leni
Po sa të vijë pranvera
T'gjelbrojnë fusha male.
Dua t'i shof nxënësit
N'shkollë duke shkuar.
Për t'u pasuruar me dije
Atdheun për ta ndërtuar!