Çun Lajçi i dedikoi disa fjalë prekëse Hamëz Jasharit.
Aktori i njohur Çun Lajçi vendosi që kësaj radhe t’ia dedikojë disa vargje njërit prej heronjve tanë.
Ai shkroi vargje për Hamëz Jasharin, për të cilin ndër të tjera thotë “Hamëz, ti ishe lindje n’vdekje, yll n’terrinë, me ia ndriçua Kosovës jetën.
Më poshtë janë vargjet e Çun Lajçit për Hamëz Jasharin:
“Hamëz
Vdekja ishte lindja jote
ecja fijeve t’shpresës drejt dritës
për nipat e palindun
Tokë ishte trupi yt lumej Kosove
s’lëvizte përtej pragut pa u shterr
gjini i nanës
pikat e shiut pa u ba gurë n’qiell
Hamëz
ti ishe lindje n’vdekje yll n’terrinë
me ia ndriçua Kosovës jetën
Prekazin me ba pikënisje
për troje t’bardha
Sa mirë
kur fjala bahet gur e gurët kala lirie”.
Kujtojmë se Çun Lajçi kohë pas kohe shkruan vargje për tema nga më të ndryshmet.