Kujtimin ta shkrova
Në shuplakë të dorës
T’kujtova me mall
N’çdo tik-tak të orës
Shatë kodra, nëntë male
Për Ty i kaptova
Të të puth si dikur
Kur të dashurova
Rruga m’vodhi mallin
E koha- kujtimet
Sikur një gotë qelqi
I theve premtimet
Lehtë më pikoi loti
Kur m’shikove mua
N’zemër më helmove
Kur më the “s’të dua”.