Çmimet “At Zef Pllumi”/ Çmimi i parë për Frano Kullin për “kohë e përlyme”

Kultura

Çmimet “At Zef Pllumi”/ Çmimi i parë për Frano Kullin për “kohë e përlyme”

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 15:45
Foto

Në rrethanat e kufizimeve prej pandemisë u zhvillua në Lezhë konkursi mbarëkombëtar i Çmimit “At Zef Pllumi” në publicistikë e memuaristikë.

Ky konkurs ka nisur për herë të parë në vitin 2012, në Shëngjin, vendlindjen e françeskanit, shkrimtari i shquar i memories dhe ky ishte edicioni i pestë.

Ne publicistikë çmimin e pare e mori Frano Kulli me “ Kohë e përlyeme” ndërsa çmimi i dyte shkoi per  Marçel Hilen  me “Djaj dhe ëngjej të masakruar  ne memuaristikë çmimin e pare e mori Bashkim Shehu me “Liri Belishova dhe koha e saj”

Për studiues dhe autorë që kanë marrë pjesë në këtë konkurs, At Zef Pllumi nuk është vetëm misionar, por ai është edhe një shkrimtar i madh. Sipas tyre, është një njeri që ka shkruar një kryevepër jo vetëm në letërsinë shqipe, por edhe në atë botërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat