Gjatë qëndrimit të tij në Vjenë,ai ishte shoqëruar nga dy zotërinj nga delegacioni që përfaqësonte nga Shqipëria, gjatë kësaj kohe ai gjithashtu e kishte vizituar koleksionin e armëve në Muzeun e Vjenës. Në fakt aty pa edhe helmetën apo përkrenaren e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut),me këtë rast Zogu donte t'i prekte armët e Gjergj Kastriotit,dhe iu lut,e i kërkoi menaxhmentit të Muzeut të Vjenës që nëse është e mundur këtë dëshirë me ia plotësu.
Kështu duke bërë një përjashtim Menaxhmenti i muzeut të Vjenës i dha leje dhe ia përmbushi këtë dëshirë atij, dhe pastaj një zyrtar i muzeut në të vërtetë e kishte hap Vitrinën ku qëndronin armët e Gjergj Kastriotit.
Kështu më tej Ahmet Zogu e kishte pyet atë :"A mund ta prek Helmetën apo Përkrenaren?" Dhe ai ia kishte afruar atij në dorë për ta mbajtë në duar Përkrenaren.
Pastaj ,Zogu e kishte marrë atë me të dy duart, ishte përkulur mbi të dhe e kishte puthë Përkrenaren e Gjergj Kastriotit(Skënderbeut).
Pastaj e kishte fut atë përsëri me kujdes në Vitrinë dhe ishte larguar nga Muzeu.
Ky tregim është bazuar në një dokument mbi personalitete që kanë vizituar muzeun e Vjenës dhe armët, i botuar edhe në shtypin austriak në atë kohë.