Dy buzët tuaja janë qiell ngjyrëndezur
E sytë e tu janë anije për lundrim
Doja ti shprishja gërshetin tënd të mbledhur
Me tëmthat e shpirtit që duan bashkim
Doja ta hapja sonte një dritë flakë yjore
Dhe të gjitha frëngjitë e vegimit tim
Të hyj nga porta e shpirtit që ti më kërkove
Dashuri e ndrydhur me zemër në angështim.
Kjo dashuri nuk është anije lundrimi
Ne oqeanin e largët, të etur e pa breg
Krenarisht ne kemi një gjak dhe urë besimi
Kemi Abetaren që na lidh si fëmijën ne djep…
Përballë i rrethuar nga lulet më të rralla.
Shpirt i arnuar me perin e mërimangës
Vegimet me skicohen si kalvani me pulëbardha
Duke ja zgjedhur nyjet sinorëve të dimrit të egër.
Pa eja, të ikim nga kjo rrjetë që të grackon
T’i thurim ëndrrat si peshkatar i vjetër
Mbi trarin e vjetër ku është ndalur çdo orë
Nga xhami i djersitur rri gjithmonë sy ndezur.