Në karrigen e drunjtë ku rrije
Kur erdha sot mungoje
Nuk u ndjeva mire, kur
S’ishe si herë tjetër
Ahere m’ lëndoi përmallshëm,
plagë e vjetër.
Gjithkah, gjithkah t’ kërkoja me sy
Nuk ishe, s’të gjëja, nuk ishe aty,
Po sytë e mendjes të shihnin prap ty
Me syze, buzëqeshur, siç rrishe
E bardhe, e bukur siç ishe.
Siç ishe n’ kujtime m’ je futur
Me syze, e qeshur, e bukur.