Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se sot në Parkun arkeologjik "Ulpiana" do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore.
Çmimet që ndahen janë:
Çmimi për Veprimtari Jetësore në Fushën e Trashëgimisë Kulturore “Dea Dardanicae”, Çmimi Vjetor për Merita të Veçanta “Shtjefën Gjeçovi”, Çmimi Vjetor për Veprën Shkencore “Zef Mirdita” dhe Çmimi vjetor për Menaxhim Institucional “Muhamed Shukriu”.
Ngjarja do te mbahet tek Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00.