Teuta e pyet nënën
A është huti shpend?
Pse hut i thonë?
Ndryshe nuk e quajnë?
Vogëlushja e nënës
huti është shpend,
sepse ,fluturon,
hut i thonë,
sytë i zgurdullon.
Teuta vazhdon,
nënë nuk t'kuptoj,
edhe zogu është shpend.
Por hut nuk i thonë.
Nëna duke buzëqeshur,
Teutës i'a ktheu
ti je fare e vogël
e nuk e kupton
edhe zogu është shpend
Vërtetë hut si' thonë
Zogu është i mençur
Huti shpejtë harron!