Guri Vrellës mall i jetës
Gurë më shumë e drunjë më pakë,
n'fund tij buron një lum
nëpër fushë t'gjelber kalon
fëmijët e fshatit n'shpirt e kanë!
Guri Vrellës është një mal
Gurë më shumë e drunjë më pakë
Fëmijët e fshatit shumë e duanë
për ç'do ditë n'të luajnë
hypin n'gur e kapen n'drunjë
fëmijërisë këngë i këndojnë
njëri tjetrin përqafojnë.
Një vend tjetër jo aq larg
pleqtë e fshatit n'a kanë thënë
Kaqylyr atij i thonë
Unazë gëzimi n'shirtin tim
ani pse tani n'mërgim
kurrë për jetë s’mund t'i harroj
Bukuritë e vendit tim.
Nuk e di kur do t'shkoj?
Pak dhe fshati n'dorë t'a marrë
me vajë malli t'a përqafoj
t ‘çmallem pakë n'atë oazë
t ‘kaluarën ta kujtoj
si një lule shumë t'bukur
n ‘shpirt me mall.