Kosovë-kopsht i lulëkuqeve;
Dashuri e Shotë Galicës,
E Ganimetes
E Xhevës e Ylfetes ...
Kosovë-kopsht trëndafilash;
Besë e Shaban Palluzhës,
E Azem Bejtë Galicës,
E Bacë Ademit,
E Adem legjendarit
Dhe e SANDOKANIT...
Kosovë-zemra ime
Që prore pikon gjak
Kallet, digjet flakë...
Kosovë- lot i vakët i nënëlokes
Për të vetmin bir të vrarë
E Dhimbje krenare
E motrës për vëllanë
Krah i thyer i shqipes
N'stuhi e shtrëngatë
Kosovë- o fushë e paanë
Majë kreshtash e malesh
E Alpeve Shqiptare...
Besë e fjalë e Kushtrim Jasharit-
Çunit 13-vjeçar
Që jetën ty ta fali...
Kosovë- tokë me lapidare
Me buste e shtatore
Truall varresh të të parëve
E varr për barbarët prore
Kosovë- gisht në çark të pushkës
Themel i shqiptarizmit
Sofër e shtruar me bujari
Për vëllanë e mikun
Kosovë-atdheu im
Shqipe n'fluturim ...