Çiftelisë i bie bilbili
Këndon këngën e një trimi,
të një trimi të një lokja
që po flasin kokë për koke.
Biri im o trimi lokes
Të kam rritë n ‘skamje t ‘kohës
Me bukë thatë
e lot t ‘vatrës.
Vatër e përcëlluar
Si mishi n ‘helli
Nga gjurmët e tmerrit
E vajtjet e njeriut.
Vatra jonë vatër e vajtur
E farkuar n ‘zjarr lufte
Erdhi koha t ‘bëhet nuse
T ‘bëhet nuse me Duvak
Kullë e trimave me oxhak.