Një tjetër emër i njohur u ndaj sot nga jeta, pasi nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin. Mjeshtri i Madh Kujtim Gjonaj u shua në moshën 74 vjeçare.
Po kush ishte Kujtim Gjonaj
Kujtim Gjoni (Gjonaj) Skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues shqiptar. Kujtim Gjonaj ka lindur në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës.
Në vitin 1968 mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit fillon punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”.
Në vitin 1974 kalon si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave.