Bashkë i shprushim kujtimet
E mbulojmë vitet në pikëllim
Ca të tjera buzë rrugësc në kishë i lame.
Koha ikën shpejt mes çudie.
Mbi kalin e vetëtimës
Si pulëbardha e tund jelën në fluturim
Kur jemi bashkë
Harrojmë hapur dyer e dritare.
Përjashta natyra vishet me muzgje
Cigaret lëshojnë xixëllima
E patkonjtë rrinë shtrirë mbi taketuke
E ne thurim e rrotojmë kohën
Si dikur…kur ishim bashkë.
Fjalët i gjejmë me sirtarin e kujtesës
Në thuprat e gardhit
Plot ngjarjet e kujtime
I shpurpurishim nga purra e harreses
Ato me vlera të mira
Natës i ikun orët me vrap.
Ato rrinë nën gacat e bungut
Me vlera të shtrenjta
Nuk i nxorrëm në pazar mes botës
Ato nuk i shesim
As nuk i blejmë kurrë
Ngjarjet e kohës dhe të moshës.