Në klubin e lagjes ,herët në mëngjes, tre “ asistentë pensionistët” po pinin kafetë. Kështu i ka emërtuar ishprofesori i gjimnazit. Rilindasit, me parimin e rrumpallëkut , i kanë pushuar nga puna, pa mbushur moshën e daljes në pension. Bëjnë be, për kokën e mamasë, se e urrejnë profesionalizmin, e ideuar nga komandanti. Koha qe e bukur. Dielli të ngrohte bukurmirë. Dëshironin të çapiteshin në qytet. Nga frika e pandmisë, policëve , nuk mund të leviznin nga vendi.
I provuam edhe anonimet,- e nisi Sula me mërzi.
Paç faqen e zezë! Në këtë moshë shkruan letra anonime? - e pyeti Zefi.
Nuk po i shkruaj unë, por po m’i nisin të tjerët?- e qesëndisi Sula.
Mos i lexo! - e urdhëroi Zefi
Mjaft larg po u rri, por nuk e di si t’i fshihem !? - përgjigjet Sula
Mbylli derën!
Më hyn nga deritarja.
Mbylli dritaret !
Më futet me kalamajt brënda.
Kontrolloi kalamajt përpara se të futen në shtëpi!
Eshtë e pamundur.
Mos u lër asnjë letër ndër xhepa, çanta,…. , pa i kontrolluar!
Nuk vjen me letër.
E si vjen?
Vjen me temperaturë, kollë të lehtë, dhimbje në shpinë, …….
Për çfarë e ke fjalën, se nuk po të marrim vesh?- ndërhyri Ganija.
Për corona virisun ankohem unë ngrati,- i sqaroi Sula .
Nga e nxorre këtë fjalë?
Humoristët anonim e nxorrën nga arkivat e vjetra, - shpjegonte Sula me gaz.
Me të vertetë është një sëmundje anonime. Të shendoshët , nga frika , pyesin ata që e kanë kaluar semundjen, se si e morën virusin . Ata, që e kanë kaluar sëmundjen , betohen se nuk e dinë se ku janë takuar me faqezezën e pabesë.
Laj duart sa të mundesh , ajo të futet nga goja. Nderroi maskat në gojë e hundë, sipas prodhimeve të ndryshme , ajo të sulmom nga sytë. Kur t’i vendos syze, ajo të kacavirret nga veshët. Teoritë tradionale të hudhrave, rakisë, me shumicë, e pakicë, nga eksperianca e moshatarëve, që u larguan nga kjo botë, janë të bindur, se nuk kanë vertetësi shkencore. Për tollonin e vaksinës, që po shpërndajnë rilindasit , nuk kanë asnjëshpresë .Nuk janë as VIP-a ,e as pensionistë, ndonëse janë specialistë të mrekullueshëm në profesionet përkatëse . Asnjërit, nuk i ka shkuar ndërmend , se do të vinta dita, e të jetuar me tolonat e vaksinave , që do të shpërndajë qeveria.
Me teoritë konspirative, që po çorodisin njerëzimin, nuk debatuan,se e dinin mirë, që nuk do të dilnin damë asnjeherë, sa do t’a hollonin arsyetimin!?