Tani u bëre burrë
Bashkë festojmë ditëlindjen mes gëzimit
Me rrezet e marsit dhe një flamur.
Të urojmë edhe 111 pranvera lumturie
Ty ma të bardhit, ty me të mirit.
Shtrëngoj fort këtë fletë shkrimi të zbardhur
Si dashurinë që e kemi për ty.
Ti që na i dhurove emrat si yllnajë
Nga gjyshe e dajë, nga baba në gjysh.
Ti je krenaria jonë medaljon me ar.
Në syrin tënd jetëbardhë
Çelin horizontet.
Je kaltërsia mbi mjegull
Më i sjellshmi i prindërve e i gjyshërve ndër mote
Ti më i miri i klasës në rregull.
Ti je dallgë urtesije
Je zemër qe zemrat na i ngroh.
Sa bukur tingëllon emri yt në shpirtin tonë!
Je syri im, je dielli që rrezaton
Që çliron dritë e hap çdo horizont
Do t’i mbush shportat me urime
Me kokrra rrushi, mandarina dhe ullinj
Me bisqet me të njoma
Të ujitura me ujin e atdheut tonë
Ku të ketë një det me dashuri.