Seq kërsiten pushkë të forta,
Anë mbanë nga kulla madhe,
N’Prekaz plumbat me fishkllimë
Për Lirinë nisen Valle.
Jo për sulm të parë o burra
Besa as për sulm të dytë
Armiku shka pat prap i humbi
Se Jasharajve s‘ju trembi as sytë
Për kob të zi në sulm të tretë
Armikfashistishka pau-shkatrroi
56 Antarë të Familjes Jashari
Pa dallim moshe nga Jeta i privoi
Ku jeni o trrima t’qeverisjes
Qe dy dekada edhe më shum
Pse u tretet në heshtje numrimi
T’pasurisë juaj t’shpejt-t’pa fund.
A bën ju lutem o njerz të „mdhaj“
Të ma plotsoni vetem një deshirë
Edhe ju të tjeret - kushdo që don
N‘Bankë ta qelim 1k-to për t‘mirë.
Kullën e madhe vendburimin e lirisë
Si thesarë Shpirti ta shpëtojmë
Nga shëmbjet e erërave të stuhis
Dhe Besëlidhjen Shqiptare ta forcojmë.
T’shpetojmë kullën e Jasharajve
Të raskapitur nga harresa kohore
56 Shpirtrave t‘flijuar për Lirinë
N’Prekaz t’iu bëjmë Përmendore.