Kur “trokitën” n’ derë t’ Prekazit
policët e Serbisë
kokën ju këputi
sëpata e Ahmet Delis.
Një herë tjetër me tank e hekur
u tërbuan përsëri
në kullë ishte Tahir Meha
sy patrembur me pushkë n ‘frëngji.
Do të digjem në grykë të topit
në kullën time, në prag të shpisë
i pavdekshmi Adem Jashari
i vuri kulmin trimërisë.
Për ju trima, gjithë lavdi
qe ju dhatë serbëve mesazh
për se treti e dëshmuat
se Prekazi është Prekaz!