Për armiqtë ishte e paparë,
erdhi ditë e ndritshme për popullin shqiptar!
Nga Frashërit u njoftua,
shkolla shqipe ka për t’punua!
Më 1887 më 7 mars,
mësimi shqip nuk u mëprapës!...
Pandeli Sotiri mësuesi i parë,
nga Stambolli n’Korçë kishte ardhë!
T’ju mësoj fëmijëve shkronjat shqip,
popullit shqiptar për t’i dhënë dritë!
Pas një viti osmanët e mbytën,
por që dritën s’mjund ta fikën!...
Vazhdoi n’mësonjëtore Petro Nini Luarasi,
nga hidhërimi armiqtë i plasi!
Me fe; armiqtë grek manipuluan,
Luarasin e helmuan!...
Mësonjëtoren;
për djemtë dhe vashat e ngritën n’shkëlqësi,
Gjerasimi;
s’bashku me motrën Sevastie Qiriazi!...
Osmanli e grekë thonë s’ka shqiptarë,
këtu tri fe kemi të ndarë!
N’ortodoks janë grek dhe shkja,
n’katolikë e myslimanë!
Ka veç latinë e turkomanë!...
Këtë propagandë nga armiqtë e zi,
se duroi kjo shqiptari!
Ne kem tri e më shumë fe,
mbi të gjitha kemi një atdhe!
Nga shkolla shqipe kemi për t’ndriçuar,
popullin tonë për ta madhëruar!...