Edhe pse populli më i vjetër në rajon dhe më gjerë, kemi mbetur pa shumë pasuri dhe vlera kombëtare shqiptare.
Serbët na i përvetësuan Kishat, Manastiret dhe ndruan shumë toponime të vendbanimeve shqiptare në toponime Sllave.
Turqit na imponuan besimin, Maqedonasit dhe Grekët na morën Lekën e Madh ( Alexander Magnus) dhe bënë heroi kombëtarë të tyre.
Nënë Terezën dhe Skënderbeun arritëm t'i shpëtojmë me shumë vështirësi.
Nënë Terezën nga Maqedonasit, ndërsa Gjergj Kastriotin Skënderbeun nga Serbët, duke falënderuar punën dhe angazhimin e Frang Bardhit, një prift Shkodran , i cili në periudhën kur ndodhej në Romë, duke e studiuar teologjinë e publikojë botimin "Apologji për Skënderbeun", me të cilin botim i kundërvihej pretendimit të një autori serb, i cili orvatej për ta shpjeguar origjinën sllave të Skënderbeut me një botim të falsifikuar.
Të gjitha këto histori edhe pse shqiptare, Maqedonasit dhe Serbët nuk i penguan t'i bënin të tyre dhe sot para botës të krenohen si pasuri të tyre kombëtare, në një kohë kur ne po i urrejnë artistët më të mëdhenj të kombit tonë Bekim Fehmiun dhe Ever Petrovcin, deri kur kështu ne, të cilët pretendojmë të integrohemi në familjen e madhe Europiane për t'i afruar asaj thesarin tonë kulturor dhe historik kombëtar.
Shkenca jonë shqiptare duhet të jetë shumë më vigjilente për t'i kultivuar dhe mbrojtur nga të huajt vlerat tonë kulturore dhe historike kombëtare shqiptare , veçanërisht nga historiografia false serbo- sllave.
Madje në kohen e fundit serbët na e morën edhe Lahutën dhe e regjistruan në UNESKO, si Instrument të tyre muzikor, në një kohë kur klasa intelektuale dhe elita akademike shqiptare flenë ,ndodhej në një përgjumje të thellë mos interesimi për të kultivuar vlerat tona historike dhe kulturore kombëtare shqiptare, me të cilat në vend që të krenohemi ne para botës, po krenohen të tjerët...