Të enjten në librarinë “Dukagjini” do të bëhet promovimi i librit i autorit dhe historianit të njohur, Jusuf Buxhovi, “Kosova: Histori e Shkurtër”, shkruan “Bota sot”.
Promovimi do të bëhet më fillim nga ora 18:00, kurse, si pasojë e masave për parandalimin e pandemisë, numri i pjesëmarrëseve është i limituar.
Ja njoftimi i plotë:
Të enjten, më 11 Mars, në ora 18:00, në Librarinë Dukagjini, bëhet promovimi i librit "Kosova: Histori e Shkurtër", nga autori dhe historiani i njohur Jusuf Buxhovi.
Si pasojë e masave për parandalimin e pandemisë, numri i pjesëmarrëseve është i limituar. Për të marrë pjesë në promovim dhe diskutim, ju lutem rezervoni vendin tuaj duke na shkruar në DM.
Ky libër është përmbledhje e serisë së librave "Kosova".