Dolën listat

Kultura

Dolën listat

Nga: Fatmir Lohja Më: 10 mars 2021 Në ora: 07:41
Fatmir Lohja

Në kaza , u hap me shpejtësi lajmi , se dolën listat.

Janë listat për vaksinim?- pyeti dikush.

Jo, more marrok! Tollonat e vaksinave shpërndahen nga sekserët militantë, pa lënë asnjë shënjë te banorët.

Janë listat e të drejtave të studimit ?- pyeti tjetri.

Ata dalin në gusht. Jemi në mars sot. Kanë dalë listat për kandidatët për deputet ,- sqaroi musteqja duke dredhur një cigare.

Turra-vrap gjindja u dynd, për të lexuar listat e kandidatëve . Me që qendra e kazasë është e vogël, dhe partitë i kanë përgjithësisht zyrat pranë njëra- tjetres, banorët nuk shpenzuan shumë kohë , për t’a marrë informacionin direkt. Me leximin e freskët nisën edhe diskutimet.

Pak njihja në ato lista,- foli i merzitur një bjerrakohës profesionist.

Unë do të votoj për bjonden , se është e bukur, dhe i ka këmbët e drejta ,të gjata, si shtyllat e minjerave,- deklaroi me solemnitet merakliu i fustaneve të grave.

Pasi t’i studjoj me imtësi, do të tregoj, se për ke do të votoj,- foli me siguri një namuzmadh.

Nga njëqindenjëzetekatër vetë që janë në lista, mbi pesëdhjetë për qind e tyre nuk e dinë se ku bie kazaja jonë. Nga do t’i marrësh të dhënat , që zotëria jote t’i studjojë me seriozitet?- e qesëndisi humoristi anonim namuzmadhin.

Kandidimi i gjyshit, me duket si fundi mojkanit komunsit,- e lëshoi një kalimtar opinion e vet.

Më ra në sy, se vendasit e pakët, përgjithësisht i kanë ndërruar partitë e tyre. Kam frikë t’u ngrej dollinë , se mos u ngatërroj partinë, që përfaqësojnë në këto zgjedhje,- u shpreh me pasiguri sarahoshi famoz.

Rreshtimi i emrave në listën e pozitës, është veprim intiligjent i Skënderbeut të sotëm,- u shpreh një servil me kartabiankë të vjetër.

Me këto lista vetëm injorantët nuk e kuptojnë, se zgjedhjet janë të shitura, - u shpreh i vendosur analist boli.

“U mbars mali e polli një mi !?””- e vulosi opionist syzja.

Edhe lopa e kupton ,se te partitë tona nuk ka demokraci të brëndshme!- foli avokati me seriozitet maksimal.

Në qendër te kazasë u bë ky debat në mes fëmijëve. Altinin , një ditë më përpara , për mungesë të parave , e qerasen shokët. Atë ditë donte te shlyente borxhin. Kur mori vesh , se shokët kishin më shumë para në xhepa nuk u nxitua.

Koprac pse nuk na qeras? – iu drejtuan shokët.

Do ju qeras, atë ditë kur nuk do të keni para në xhepa, - dhe Altini me hap të sigurtë u nis në drejtim të shtëpisë se varfër.

Mallkuar më qoftë jeta ime , që nuk dëgjova shokët ,për të shkuar në emigracion në marsin e viti 1991,- shfreu ndaj vetes një beqar i mirëstazhonuar.

Urime për rreshtimin tuaj në listë, - i drejtohet një burrë mikut .

Nuk jam unë. Mund të jetë ndonjë tjetër, se nuk kam nënshkruar ndonjë letër, për t’u bërë deputet,- i përgjigjet me qetësi .

Edhe mua me shkoj ndërmend kjo, se si miq të vjetër do të më tregoje , për të mbështetur, - dhe miqtë u drejtuan te një kafe aty pranë.

Në këto lista nuk ka risi, por përkundrazi tregojnë shetësimin që duhet të ketë shoqëria, për të mos votuar ata që adhurojnë thjeshtë liderin, - u shpreh filozofi, me kapele republike mbi kokë.

Po ju profesor si mendoni? – iu drejtua rinushi një mesoburri.

Me dorëzimin e listave në mesnatë, në limitet e fundit të afateve të përcaktuara në ligje, pra në pikën e “vlimit’, tregoi se partitë politike drejtohen nga sulltanë. Nga që mbajnë veten të gjithëditur, të gjithëpushtetshëm, të gjithë….. i shqetëson meritokracia individuale e bashkëpunëtorëve. Në këto lista janë rreshtuar servilët, dhe ata që shprehin në ekstremitet mungesën e etikës ndaj kundërshtarëve politik. Kjo është arsyeja , që nuk i kanë rënë nishanit asnjëra palë , në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet,- u përgjigj profesori me zë të ulët.

E si të veprojmë?- pyeti me kërshëri rinushi.

O birë! Historia ka treguar, se reformat po u bënë nga mbretërit, sulltanët, carët, perandorët, marshallët, …. ato shoqëri nuk e kanë gëzuar asnjëherë lirinë. Unë e kam ndarë mendjen. Nuk dal të votoj më, deri sa listat të hapen njëqind për qind, - dhe profesori përkëdheli kaçurrelat e nxënësit , me shumë dashamirësi, dhe dhimbje në gjoks.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat