Unë jam mëlmesë për shpirtdëlirët
Dhe pelim i hidhur për faqenxirët
Buqetë trëndafilash për t'urtin e t'mirin
Farkuar shllungë bombe për dreqin e t'birin
Jam helm e vrer për disa të mjerë
Që s'kanë njerëzillëk, por janë zemër-sterrë
Prore luftëtar për t'drejtën, t'vërtetën
I pakompromis me tradhëtinë, t'pabesën