Ditë zie për aktorin e madh Muharrem Hoxha, bashkëshortja humb betejën me Covid-19

Kultura

Ditë zie për aktorin e madh Muharrem Hoxha, bashkëshortja humb betejën me Covid-19

Më: 11 mars 2021 Në ora: 09:20
Muharrem Hoxha

Dita e enjte është ditë zie për aktorin e njohur të humorit Muharrem Hoxha dhe familjen e tij

Bashkëshortja e tij, Jalldiz Hoxha nuk ka arritur t’i mbijetojë infektimit me Covid-19, duke humbur jetën në moshën 65 vjeçare.

Meida ka mësuar se përcjellja e saj drejt banesës së fundit do të bëhet mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Aktori Hoxha prej disa kohësh ishte larguar nga skema e humorit shqiptar, duke iu përkushtuar më shumë familjes që tashmë po kalon ditë të vështira.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat