Fshatin e mori në gji braktisja, heshtja
Ku mbetën topat e lojërat tona
Dhe aroma e djerësve fëmijërore?
Të dehur nga lodhja
I fshehëm rrobat me djersë atje, poshtë te porta..
Akoma në prehërin e verrishtës
Gurgullon Lumëbardh uji akull mbi gurë
Shpendmira nga ajo qafë mali
Thur ëndërrat e kthimit e etur
Për zërin e këngët e fëmijëve eshtë e shurdhër
Penjtë e rrobave të shqyera i lamë vjerrë
Nëpër degët e verrave dikur.
E u deshëm, shumë u deshëm
S’e di a u puthëm bashkë kur u ndamë
Por lamtumirë këtij vendi nuk i thamë kurrë…