Gjuha Kosovare!

Kultura

Gjuha Kosovare!

Nga: Ismet Salihu Më: 13 mars 2021 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Pas Luftës së Dytë Botërore ne Jugosllavi kishte një projekt për të krijuar një gjuhë kosovare që do të kishte qenë kryesisht Gegërishte.

Ky projekt ishte në përputhje me planin e Josip Broz Titos President i Jugosllavise në "ristrukturimin" e vendit në një Federatë të Kombeve e Kombësive të "barabarta"!

Ky prokekt mbështetej me shumë në politikën Jugosllave që të "krijoheshin" gjuhë te caktuara (veçanta) për të forcuar ndarjen e këtyre Kombeve nga fqinjtë si psh Shqipëria.

Ky nuk ishte i vetmi projekt i Titos, sepse ai ishte mbështe edhe me herët në përpjekjet perbashkëta fillestare me Shqipërine Komuniste te Enver Hoxhës dhe Jugosllavise Popullore Socialiste në konkretizimin PLAN-it final të bashkimit të Shqipërisë me Federaten Jugosllave.

Ideja e bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë ishte trumbetuar qysh nga themelimi i PKSH nga emisarët Jugosllave në krye me Dushan Mugoshën.

Por kjo ide u zbehë pas ndarjes midis J.Stalinit dhe J. Titos në vitin 1948, kur Shqipëria Socialiste në krye me Enver Hoxhën u rreshtua në krah të Rusise Moskovite.

Sigurisht që kjo ndërprerje e marrëdhënieve Beograd-Tiranë ishte edhe shpëtimi i Pavarësisë së Shqipërisë Londineze.

Si rezultat i kësaj ndërprerje dhe shumë ngjarjeve e faktorëve të tjerë qe ndodhën nga periudha e vitit 1945 deri ne vitin 1998/99, një gjuhë e tillë kosovare ende nuk u krijua.

Pas luftës së fundit, kur Kosova u Pavarësua nga Jugosllavia (Serbia), në Kosovë u vendosën forcat paqëruajtëse të OKB-së dhe NATO- s duke krijuar një Kushtetutë (A’thisarit) ku Kosova u nda si "etnitet" i veçantë i shqiptarëve dhe pakicave tjera në territorin e Autonomisë Kushtetuese të vitit 1974, që ngulmoi me 17 shkurt 2008, ku Kosova shpalli Pavarësinë e plotë nga Jugosllavia/Serbia, ku mbi 120 shtete në krye me SHBA-të e njohën Pavarësinë e saj si shtet sovran.

Gjatë këtyre 20 viteve të fundit me të madhe po flitet e shkruhet për korrigjimin e Gjuhës Letrare Shqipe si ne Kosovë, por edhe ne Shqipëri, që kryesisht dominon Toskërishtja.

Por, në anën tjetër kemi edhe zëra të perafërt me Projektet e Titos  që të krijohet gjuha Kosovare!

Duhet të theksojmë se me Kushtetutën e vitit 1974 në Kosovë u jetësuar vazhdimi i shqipes Standarde të Toskërishtes, ku  u miratua si gjuhë zyrtare e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat