Në këtë fushatë elektorale politikanët po akuzojnë njëri-tjetrin për rrumpallëhane. Fjalë bajate, të cilën, fatkeqësisht, po e përdorin në arsyetim tëra krahët e politikës. Me që bëhet fjalë për rrumpallëhane, qytetarët nuk po orjentohen, për mbështetjen e ndonjë partie politike. Nuk kanë faj. Deklaratat e palëve, të trensmetuara në publik nga mediat ditë, e natë,në këtë pranverë të nxehtë politike, e kanë çoroditur arsyetimin e sovranit.
Po shkojnë krushqit në dasëm, për të bërë rrumpallëhane .Eshtë titulli I një vido, që qarkullon këto ditë. Ka gëzuar sëtepërmi, ata që e kanë bërë. E kanë emërtuar si kryeveprën e realizmit humoristik bashkëkohor. Bëjnë be, e rrufe, se është nominuar edhe për çmim Oscar. Ndonëse e kanë parë shumë herë, nuk pushojne së gajasuri.
“ Dasmorët” në video, janë nxehur shumë rëndë. Individualisht, me rrumpallëk po shfryjnë mthefin e krijuar nga kundërshtari.
Në një krah e akuzon kryeministrin, se ka përvetësuar shumë të mëdha monetare nga buxheti i shtetit, në krahun tjetër i premton, se pas zgjedhjeve, do t’i gjej një vend të rehatshëm në pulari ! Harron zotëria , se me tërë ato para të përvetesuara , për të cilat e akuzon , ia blen kundërshtari politik pularinë me pula, me gjela , dhe me tërë rrumpallëhanën që ka brënda. Në këtë arsyetim të dyzuar, dëgjuesi e ka të veshtirë t’i besojnë denoncimit, apo premtimit !?
Llaxorja e lagjes është një langaraq burrë, që ka fiksim pushtetin!? Nuk jam për ta lidhur me zinxhirë , por për ta vënë pas hekurave, për zollumet që i ka bërë Shqipërisë sonë së dashur!- sulmon një zonjë, që drejton një nga organizatat e shumta të grave.
O zhgarravinë ,o zhgarrvinaq, - sulmon profesoresha, me krenari akademike.
O kërko falje, ose unë do të bëj hatanë !, - deklaron trimi nga maja malit.
Ka individe , me tone me të buta, sepse nuk dalin si dasmorë ne videon e shpërndarë. Shohin punën e tyre. Gëzohen me çfarë kanë arritur.
- Nuk jam aq marrok, sa të thyej tjegullat e mija, për të dhënë dorëheqje, kur jam në krye të listës, - deklaroi njëri me zë të ulët.
- Unë nuk jam i bukur, por jam i zgjuar, se kam lindur në zonat e thella rurale!?- deklaroi tjetri me gjoks të gufuar.
Çunat , të etikuar problematik nga kundërshtarët, të cilët kanë zënë vënde të sigurta në listat zgjedhore , e ndjekin fushatën me qetësi olimpike. Vipat, pasi nuk i ranë nishanit ,në përzgjedhjen e kandidatëve urdhërojnë nga maja e Olimpit : “ Të krijohen shtabet elektorale në çast!?”
Për të fituar garën ,po kërkohen për ndihmë edhe sofizmat, që po lënë gjindjen me gojë hapur. Qëllimi dhe mekanizmi janë dy gjëra të ndryshme. Qëllimi është që Shqipëria të mos mendoje për Europën,se në Europe është. Partija jonë është mekanizmi, që tranzicioni të begatojë sa më gjatë !?
Në këtë zallamahi KQZ u rikthen listat partive për rrumpallëk. Pretendentët , të cilët duan të bëhen ligjvënës, nuk janë në gjendje të zbatojnë një nen të kodit zgjedhor , që përcakton numrin e kandidatëve në lista!?
Humoristët anonim, duke ndjekur garën elektorale, me shikimin tyre të zakonshëm, kane dalë me një propozim konkret, pas zënkes, që u bë, për ta lëshuar, apo mos t’a lëshuar zyrën, një partie të vockël elektorale: “ Dy policët bashkiakë të shpallën: “ Nderi Kombit”. Me motivacionin :” Për ruajtjen e qetësisë në kryerjen e detyrës. Ndonëse divat, u kërcenuan nga një burrë vocrak, se do t’i fuste në burg me duart e tija, nuk reaguan si koleget e tyre , ndaj mitingashëve në mbrojtje të teatrit. Po të kishin shpërvjelur mengët, o nga përkushtimi për punën, o nga nervozizmi i çastit, mendojeni sa rrumpallëhane do të sillte në mëmëdheun tonë të dashur!?”