Në kuadër të projektit ''Drejt Shtigjeve Kulturore Evropiane'', organizuar nga Organizata joqeveritare - Grupi Lokal i Veprimit '' Llapusha'' në Malishevë dhe përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot në Malishevë u hap ekspozita '' Trashëgimia Kulturore Evropiane e Kosovës'', ku me punimet e veta prezantuan nxënësit e shkollave të mesme të ulëta të Malishevës.
Kryetari i GLV-së '' Llapusha'', Milaim Morina, tha ''Uroi nxënësit për punimet e tyre me tematikën e trashëgimisë kulturore nga Malisheva e Kosova të cilët pasqyrojnë të kalurën historike të popullit tonë në shumë fusha, ku këto fakte dëshmojnë për lashtësinë tonë në kontinentin evropian''.
Ndërsa, drejtori, Rexhep Mazreku, nga DKRS-ja tha: '' Me këtë ekspozitë, ju që organizuat si GLV, '' Llapusha'', me mbështetje të MKRS-së dhe pjesëmarrjen e nxënësve, po tregoni ndjesinë tematike përmes punimeve pamore lashtësinë e popullit tonë nëpër përiudha të ndryshme në kontinentin e vjetër evropian, prandaj askush më mirë se nxënësit nuk shpërfaq identiteni autokton të popullit shqiptar në këto troje si dhe vlerën e trashëgimisë kulturore tonën përball trashëgimisë kultorore evropiane, ne si institucione komunale do t'u mbështesim edhe në projektet tjera të kësaj natyre tematike, siç kemi mbështetur edhe OJQ në sektorë të sportit, rinisë dhe kulturës'', përfundoi Mazreku.
Në anën tjetër, drejtori i Drejtorisë për Edukim dhe Arsim, Blerim Thaçi theksoi ''Ky bashkëpunim trekëndor, OJQ e GLV '' Llapusha'', MKRS-ja dhe shkollat, janë treguesit më të fortë që edhe në këso kohë pandemi, aktivizojnë kërkimet indentitare në trashëgiminë kultorore evropiane të Kosovës, sot ekspozita e dëshmoj se e kaluara dhe e sotmja bashkëjetojnë, formësojnë dhe komunikojnë edhe përmes artit dhe artfakteve e gjetjeve nëpër kohë të ndryshme, që janë vlera të qëndrueshme dhe kokëforta për trashëgimin e një populli''.
Në fund, juria profesionale e përbër nga: Hana Bytytçi, Shani Paçarizi dhe Astrit Gashi, vlerësuan tri punimet më të realizuara., Vendi parë, Mihane Bytyçi, SHFMU ''28 Nëntori''- Karvansari, Vendi i dytë, Bilna Gashi, SHFMU- ''Emin Duraku'', Dragobil dhe vendi i tretë, Arnesa Krasniqi, SHFMU, ''Hilmi Hoti''- Carrallukë
Gjithë, këtë ngjarje kulturore për trashëgimin evropiane të Kosovës e udhëhoqi dhe e realizoi, koordinatori i projektit, '' Drejt Shtigjeve Kulturore Evropiane'', Enver Mazreku, kurse medialisht e përcjelli, Malisheva TV.