Traditate shqiptare për kultivimin e kengës së bukur folklorike, I kemi gjithandej trojeve etnike shqiptare. Këto këngë kanë ruajtur më fanatizëm traditën e trevës nga edhe burojnë.
Kënget si të tilla kanë kultivuar karakteristikat më origjinale të këndimit shekullor shqip, të atij këndimi rapsodik. Këto këngë shquhen me ruajtjen e traditës, me ecejaket e trimnive shekullore të shqiptarëve etj. Kënga folklorike ka bazmant të fortë të këndimit edhe si relikt të “odave”, të dasmave dhe ahengjeve të ndryshme, duke lënë gjurmë të thella, dhe duke u pëlqyer kudo që janë kënduar. Një këngëtar që shquhet me këngët e traditës nga treva e Tetovës, është rapsodi i njohur në këto anë dhe më gjerë Hikmet Arifi.
Ai thotë se ”me këngët e bukura folklorike shoqërohet që 40 vite”. Ai shprehet e lumtur për kultivimin dhe ruajtjen e këngës, të origjinalitetit autentik, përkundër sfidave të ndryshme të kohës.
Përkundër këngëtarëve të shkolluar, Hikmet Arifi, shkollën e këngës së bukur shqipe e ka mësuar nepër odat shqiptare, ku jo vetëm që këndohej, por edhe komentohej përditshmëria, historia, trimëria, dashuria, filozofitë e pleqve, humori dhe lojërat e ndryshme, duke e bërë kështu jetën më të lumtur.
Kënga e Hikmetit ka origjinalitet, të cilat rapsodi e kultivon me mjeshtri nga treva prej nga vjen, por edhe më gjerë. Këngët e tij, ruajnë tingullin e pastër të shpirtit muzikor shqiptar, kënga e tij është e pranishme edhe në radio, televizone, në oda, dasma etj.
Kënga e Hikmetit buron nga shpirti, prandaj edhe dëgjohet me endje dhe përkushtim nga adhuruesit jo të paktë të këtij kengetari. Ajo ngjallë emocione atdhedashurie, jo vetëm në Maqedoninë Veriore, por kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.