Në shkrimin plot dritë për historinë e arsimit dhe të shkollës shqipe në Korçë,Keze Kozeta Zylo,mësuese e shkollës shqipe në Nju Jork,e kundrështon heqjen e emërtimit ,,Mësonjëtore e parë Shqipe,,dhe emërtimi i një grupi të ngushtë ,,Muzeumi i Arsimit Shqip,,(sic!).
Kujt i duhet kjo lojë e shembjes së vlerave kombëtare dhe të gjurmëve të arsimit dhe të shkollës shqipe?Pse në këtë kohë të
demokracisë dhe të vlerave të saj sublime,luhet loja e strucit matanë bulevardit në Korçë,që,përmasa kombëtare shqiptare dhe historia marrin një drejtim tjetër për hatër të dikujt(sic!).
Mësuesit dhe drit` e diturisë sipas Naim Frashërit,u bën dielli i atdheut në shtegun e dijes dhe në shpirtin ,,Mësonjëtore e Parë Shqipe,,në Korçë,tashti u dashka të ndërrohet ky emërtim historik dhe në vend të tij të na afrojnë ,,Muzeumi i Arsimit Shqip,,(sic!).
Pse kjo lojë dhe pse kjo shembje e vlerës historike të arsimit dhe të shkollës shqipe në Korçë...?!
Në dritën e lajmit dhe përkrahje të reagimit me argumentin e fortë historik të mësueses Keze Kozeta Zylo(Nju Jork),që mos të hiqet emërtimi për orën e madhe të arsimit dhe të shkollës shqipe:Mësonjëtore e Parë Shqipe,,në Korçë!
Ky emërtim historik duhet të jetë ora e parë e mësimit për brezat e rinj shqiptarë në atdhe!
Mësuese e shkollës shqipe,Keze Kozeta Zylo në Nju Jurk,jemi në përkrahje të zërit Tuaj në mbrotje të Mësonjëtore e Parë Shqipe në Korçë!