T’rikthehet frymë n’Arbria!...
Me trim e trimëreshë ndërtojmë shtëpi!
Me dirigjime për t’bë qeveri,
janë mësuar ca faqezi!
Nga ata që na kanë gri,
nga e zeza Serbi!
Paligjsisht t’bëjnë pasuri,
përpiqen armiqtë t’bëjnë terr e zi,
N’mes vete për t’na shti!
N’parlament keni obligimkushtetues,
n’kuti hedhni votën përcaktues!
Për t’mos mbetur faqezi,
për a kundër s’ka rëndësi!
Rëndësi ka me u gjetë n’shtëpi,
jo për t’pritë dirigjimet n’Serbi!
Siç e patën bërë prioritet,
me “Listën Serbe” duan qeveri apet!
Për drejtësi vendosi vota,
s’ka lënë vend populli për fjalë t’kota!
T’dirigjuar nga kjo Serbi,
me “Listë Serbe”;
jo, s’do t’ketë më qeveri!
T’rikthehet frymë n’Arbri,
me njerëz t’kombit t’bëjmë qeveri!
Mos braktisni shtëpinë tuaj,
nuk dha populli votë për t’huaj!
Uroj t’rikthehet frymë n’Arbri,
me trim e trimëreshë;
s’bashku ne t’ndërtojmë shtëpi!