Kjo është “Vakëfnameja e Mehmet Pashë Kaçanikut” e vitit 1608.
Në fakt, ky dokument është më i vjetri në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, dhe këtu rruhet me goxha fanatizëm.
Por për nder të përvjetorit të 70-të të institucionit, ai të martën qe më lehtë i qasshëm.
Njashtu edhe dorëshkrimi më i vjetër i arkivave të Kosovës që është fjalori persisht-arabisht, i kopjuar në vitin 1437, i cili edhe pak do të mbushë 600 vjet moshë, ndodhet në këto rafte.
E me dokumentet më të rëndësishme që ruhen këtu, u hap ekspozita 70 vjet arkiv, në të cilën morën pjesë drejtues të arkivave të Shqipërisë e Maqedonisë.
Përveç ekspozitës, për nder të 70 vjetorit të themelimit të institucionit qendror arkivor në vend, u promovua libri ,,Ndarja administrative e vilajeteve shqiptare”, i përkthyer nga Hatixhe Ahmedi.
Për nder të këtij përvjetori një ditë më parë u mbajt edhe Akademi Solemne.