Ditë gëzimi apo mjerimi
Njëzet e katër Marsi 1999
Mbushet qielli me dritë lirie
Toka Dardane pa shpres një fije.
E pyes qillin çfarë po ndodhë
O dritë o Hanë pse qeshë e pse qanë
E nga qielli mora një ndriçim
Kombanat e lirisë fluturojnë drejt vendit tim
Zogjtë e lirisë nga Evropa fluturonin
Ata që na vranë lirinë t`i largonin
Rrihte zemra nga shqetësimi dhe nga gëzimi
Çfarë po ndodhë nuk dija këtu nga mërgimi
Shumë kush thoshte
Po fillon kjo lufta tretë
Se po nga ky i yni armik
Ka fillu lufta e parë botrore dhe ajo dytë
Tre muaj ankth që nga kjo ditë
Vajë,shpërngulje,vdekje dhe pikëllim
Nuk e dija me besoni si quhej emri im
Çdo mëngjes heret më zgjonin
Këta zogjtë e lirisë e unë ju lutesha Perëndisë
Çfarë po ndodhë
Dardania po mbetet thatë
Ku po ikin dallëndyshet e ngrata
Tre muaj mjerim e tre muaj shpetim
Fluturonin mbi Dardani dritat e lirisë
Të zhdukin tmerrin e pa drejtësisë
Tre mujaj nuk vura gjumë në sy
Ç'far po ndodhe me t'imin Atedhe
Nje dit mora lajm prej prej Perendis
Po vinë ditet e liris
Njëzet e kateë Mars 1999
Dritat e mbuluan Dardaninë
Ndriçuan tmerrin njeëqind vjeçar
Sollen dritën si kurrë me parë
Faleminderit dritave të lirisë
Të dërguara në emër të Perëndisë
Antoneta 24 Mars 2021 Austri
NJË VIT FRIKË
Një vite frikë ta shoh dritën e syve të mi
Në karantinën e jetës apo të vdekjes
Nga ajo ditë ma s'kam dhanë dorë
Nga ajo ditë ma askënd nuk e përqafova
S`ka më vlerë as jeta as liria
Jemi për peng e padretësisë
Të vdesim të panjohur
Apo të presim të luftojmë për jetë
Na denuan ajrin ta marrim lirshëm
Dhuratë nga Zoti t`i mbushim këto mushkëri
Të mbyllim gojën si të tërbuar
Mos vallë Perëndia na ka denuar
Mbylle gojën mos jep dorën
Mos puthë e mos përqafo
Mbyllu mos dil e mos këndo
Mos jemi armiku yt o Perëndi
Që ajrin të marrim të lirë nuk guxojmë
Jemi bërë bisha të egra jetojmë kot
Na ndihmo të lutem o Zot
Ndoshta mëkati i Adamit dhe Eves
Tani e bartim mbi supe
Apo të kemi mashtrues dhe ne si ata të dy
Mos na deno të lutem o Perëndi
Ndoshta jemi të shumtë në këtë botë
Këtë botë ti e krijove me dashuri
Dashuria që na dhurove për jetën
Apo kështu duhet ta presim vdekjen
Një vit karantën e një vit frikë
Do zgjohem në mëngjes të shoh prapë dritë
Rri në shtëpi,mos dil ,mos shko
Kësaj i thuhet jeto apo mos jeto.