Bëmë partië e shumë fe,
pa i radhitur punët për atdhe!...
Po i marrim nga kojshit,
vehtës t’këqiat për t’ja pritë!...
Po paguhen ca budalla,
vëllezërve dëm për t’ju bë!...
Populli ynë n’këtë varfëri,
s’ka oborr për selati!...
Populli i vogël me barrë kaq t’ranë,
po e ngarkojnë ca tiranë!...
Pa i hap sytë për zgjim kombëtar,
përparim s’ka kurrë për t’ardh!...
Po na ndodhë kështu për shtet,
pa “Listë serbe” s’bëjmë punë vet!...
Pikë e pesë për t’u bë t’parë,
n’qeveri krejtë donë me ardhë!...
Për president kanë mbyllë derë,
zgjedhjet i dojnë edhe një herë!...
Ca parlamentarë t’quajtur përfaqësues,
s’përmbushin obligimin kushtetues!
N’shtëpi t’vet janë shkatërrues!
Janë këmbëngulës me qëllime t’këqia,
janë t’pazëshëm kur u digjet shtëpia!
Jo, jo s’mud bëhet shqiptaria,
me ambicie aq shumë t’këqia!...
Populli tha fjalën e vet,
n’parlament silluni si shtet!...
Çasja e tillë na jep nder,
fatet tona i bënë pranverë!...