Promovohet libri “Gjuhë e gjakut” nga Enver Mulliqi

Kultura

Promovohet libri “Gjuhë e gjakut” nga Enver Mulliqi

Më: 26 mars 2021 Në ora: 16:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Është promovuar sot libri "Gjuhë e gjakut" i autorit Enver Mulliqi, në përkujtim të 22-vjetorit të vrasjes makabër të të gjithë meshkujve të familjes Dervishdana, nga ana e kriminelëve serbë, në Natën e Bajramit të vitit 1999.

Libri u konsiderua të jetë një lapidar letrar për bëmat dhe sakrificat e kësaj familjeje, të dëshmuara në kohëra të dëshmuara me vepra, të njohura nga historia e të dëshmuara nga letërsia.

Redaktorja e librit Migena Arllati tha se ky libër është një rezyme e suksesshme e autorit Mulliqi dhe vulë e lirisë të cilën sot e gëzon Kosova.

Ajo tha se Mulliqi ka arritur të realizojë një vepër të dinjitetshme, ashtu siç e meritojnë personazhet reale të trajtuara në të.

Arllati: Në libër përfshihet historia e popullit shqiptar

"Historia e sjellë nga autori Enver Mulliqi përbën një fragment të rëndësishëm që përfshihet në historinë e madhe të popullit shqiptar të Kosovës në rrugën e idealit për liri. Doemos, fati i individit fati i familjes shqiptare, fati i misionarëve fetarë ishte determinant në arritjen e qëllimit final: daljes nga robëria dhe gëzimit të lirisë e cila u pagua vërtet shtrenjtë[...]Mulliqi ka treguar kujdesin maksimal që veshja artistike t'i shërbejë qëllimit të ruajtjes së vërtetësisë dhe letrarizimi estetik të jetë totalisht në funksion të saj", tha ajo.

Kryetari i shoqatës së Intelektualëve "Jakova", Ruzhdi Sefa.

Me një fjalë falenderimi të pranishmëve iu drejtua edhe vet autori Enver Mulliqi, teksa shtoi se libri i tij "Gjuhë e gjakut" mund të quhet kronikë, pasi që është vetëm një copës e historisë së familjes Dervishdana.

Mulliqi: E kam quajtur “kronikë” sepse është vetëm një pjesë e historisë Devishdana

"Ju falënderoj shumë për pjesëmarrjen tuaj edhe në kohë pandemie, në promovimin e këtij libri i cili shënon 22 vjetorin e ngjarjes tragjike në familjen Dervishdana, por edhe në përkujtim për kontributin, sakrificën e anëtarëve të kësaj familjeje dy dekada më përpara[...](Librin) E kam quajtur 'kronikë' sepse është vetëm një pjesë e historisë së familjes së madhe Dervishdana", u shpreh ai.

Libri "Gjuhë e gjakut" është promovuar në Bibliotekën "Ibrahim Rugova" në Gjakovë, ndërsa është organizuar nga Shoqata e Intelektualëve "Jakova".

Më 26 mars 1999 në Gjakovë u vranë nga forcat serbe Shejh Zenelabedin Dervishdana me djemtë e tij, Fahrinë dhe Eminin si dhe miqtë Urim Bytyqi, Afrim Bytyqi dhe Sylejman Begolli. Ndërsa djali tjetër, Nesimi ishte vrarë më 1981.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat