Këto ditë u bënë njëzet e dy vite nga ekzekutimi i mësimdhënësit dëshmor, Sabit Veliqi. U lind me 22 shtator 1960 ne Palac te Skenderajt. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje, ndërsa gjimnazin ne Skenderaj. Studimet për gazetari i kreu në Fakultetin e shkencave politike te Universitetit te Zagrebit, ku i vazhdoi edhe studimet posdiplomike.
Gjithashtu studioi edhe linguistiken e përgjithshme pranë këtij universiteti. Nga viti 1988-1991 ishte bashkëpunëtor ne Televizionin e Zagrebit.
Ne Universitetin e Prishtinës studioi gjuhën angleze. Ishte pjesëmarrës ne demonstratat e studenteve te vitit 1981, dhe ne protestat e demonstratat e 1989-es kundër ndryshimeve kushtetuese. Ne vitin 1995 arrestohet dhe dënohet me gjashtë muaj burg.

Ishte njohës i mire i gjuhës angleze, gjermane dhe kroate. Nga viti 1994 punoi si mësimdhënës i gjuhës angleze ne Shkollën e Mesme Teknike ,,Anton Çetta’ ne Skenderaj.
Krahas punës me nxënës merrej edhe me punë krijuese. Botoi: Fjalor anglisht - shqip, Prishtinë 1996, (me 3000 fjalë) dhe Antologjia e fjalëve te urta, (1997).
Gjate luftës ishte përkrah ushtareve te lirisë si këshilltar, koordinator dhe organizator i rezistencës se armatosur. Në mbrëmjen e 19 marsit 1999, pas largimit të vëzhguesve të OSBE-së, shkon për ti strehuar fëmijët te miku i tij, në lagjen 2 në Skenderaj. Arrestohet bashkë me mikun, Musli Shala e disa te rinj tjerë dhe i ekzekutojnë te Pishat ne Skenderaj, ku është ngritur një pllake përkujtimore.
Nxënësit, arsimtaret dhe te gjithë ata qe e njohën e kujtojnë me respekt. Fotografia e tij qëndron krahas shokëve dhe nxënësve dëshmorë ne lapidarin e ngritur ne oborrin e shkollës se mesme teknike ,,Anton Çetta ne Skenderaj. Është përkujtuar ne librin monografik ,,Klasa e lirisë’, si dhe ne shkrimin përkujtimor ,,Mbijetesa e shkollës dhe mësuesit e lirisë’ . Mësimdhënësi i vyeshëm Sabit Veliqit, përjetësisht do te kujtohet me respekt.