Ç 'na duhen librat,
kur kemi celularin,
në google e në facebook
njoftimet i marrim?!
Twiter e instragram
e çfarë nuk ka tjetër?!
Pse ta zëmë shtëpinë
si dikur me bibliotekën?
Ç' na duhen librat
sikur në shekullin e kaluar,
sytë u vërboheshin shkollarëve,
ditë e natë duke lexuar?
Sot, në paç lek,
diploma të vjen në xhep,
bëhesh doktor shkence
për pesë-gjashtë vjet.