Poezi
Në çdo frymëmarrje
të thith brenda vetes
që të të mbaj ngrohtë
e të të ushqej me gjakun tim
e ti të zgjosh tingujt e pranverës
që të harlis çmendurisht
kësaj kohe dyzimesh të ftohta
e të digjesh fjalëve
në çdo ylber vargjesh
të shkruara mëngjeseve të vesuara
në pritje diejsh shprese...
Poetry
In every breath
to suck inside yourself
to keep you warm
and to feed you with my blood
and you awaken the sounds of spring
to lush madly
this time of cold douplicates
and to burn words
in each rainbow of verses
written on dewy mornings
waiting for suns of hope ...
Ti Shenjtëri!!!
Ti frymë,që puth shpirtin
dhe e lëshon lëndinës së pafund
të lirisë së pafre Olimpit të hyjnive
vetëm për t"u shenjtëruar pak çaste
në eterin e përjetësisë së bekuar
për cikje të lehtë të së ndaluarës
që pret me shekuj në të përtejmen botë
e deh marrëzisht
vetëm me erën e padukshme
dalldisëse të lindur prej asgjësë
në tërheqje jonike të krijimit të forcës
së pashtershme të kumtit të fjalëve
në pafundësinë e vargjeve të bekuara
si shenjtërim muze...
Anti-Edipët në skizoanalizë...
Të sëmurë nga vetvetja,
pa dramacitet,pa tulatje,
pa mëdyshje,pa frikë,
me zhurmë të kotë,groteske
në përballje të përfytyruara
me paturpësinë e mosthënies asgjë të re
prej shpifsëve të zellshëm,
prej judëve krenarë
që bishtnojnë me dinakëri
psikoanalizën e kastrimit partiak,
duke u larguar nga kodet epidale
të neurozave zgjedhore
në epokën "e re"
të të ofruarit të së ardhmes
pa treguar të shkuarën e tyre ...
Anti-Oedipus in schizoanalysis ...
Sick of themselves,
without drama, without shaking,
without hesitation, without fear,
with vain, grotesque noise
in imaginary confrontations
with the shamelessness of not saying anything new
from zealous slanderers,
of the proud Judas
who tail cunningly
psychoanalysis of party castration,
moving away from epidural codes
of elective neuroses
in the "new" era
of offering the future
without telling their past ...