1.
Ti, trim, azgan
Shtatlartë e vigan
Dhe i fortë je fare
Sa Alpet Shqiptare
Ti, trim i vërtetë-
I ndershëm e i drejtë
Dhe i rëndë o trim
Sa Atdheu im
Ti o burrë i besës-
Shkëndijëz e shpresës
Bardhësi e Plisit
Krenari e Fisit
Ti, zemërbardhë për mikun-
Kurrë urë për të ligun
Dhe as për t’keqin
Për djallin a dreqin
Ti, o trim Kosove-
Si ortek dëbore
Fjala të pat peshë
Ke burrëri dhe besë
Ti, trim i lirisë-
Në Kohë të Stuhisë
Iu ktheve martinës
Gjurmëve të Arbërisë
E të Dardanisë
Ti, o zog i Shqipes-
Si rrezet e dritës
Me krahët e mjellmës
Përshkove rrebeshet
Ti o shtizë Flamuri
Me zemër prej burri
Ore flakë baroti
Heu të bekoftë Zoti
Ti, hero o trim
Nuhi, vëllai im
Ndrit këtë Dhé Arbnor
Si një METEOR
2.
Për takim me TY
Bir i kombit tim
E luta Famurin
Shqipen n’fluturim
E luta dhe Diellin
Yjet edhe hënën
Ty të të takoj
Dhe të përqafoj
Shqipja e Flamurit
Më tha me zë të lartë:
-Ja, ku e ke trimin
N’fushën time t’zjarrtë!
Dhe kullat e gurta
Të atdheut tim
Me zë të lartë më thanë:
-Është themeli im!
Dielli më tha mua
Me atë zë të lartë:
-Ky trim po ndriton
Nga jetojnë shqiptar’t
Dhe Hëna me Yjet
Më thanë me nxitim:
-Lavdi për dëshmorin
Deri në amshim